Vendosni fjalën kyçe....

Maqedonia e Veriut do të hapë ambasadë në Athinë


Pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve kushtetuese për emrin, Maqedonia do të hapë ambasadën e parë në Athinë dhe konsullatën në Selanik.

Me këtë përmbyllet edhe një pikë tjetër e Marrëveshjes me Greqinë dhe dy vendet për herë të parë vendosin themelet e marrëdhënieve zyrtare diplomatike, raporton Alsat-m.

Paralelisht do të bëhet emërimi i krerëve në përfaqësitë diplomatike dhe konsullore të Maqedonisë në botë.

Deri më tani janë vendosur edhe emrat e shtatë konsujve të cilët pritet të kalojnë filtrat dhe të dërgohen nëpër konsultata.

Zv.ministri i Jashtëm Andrej Zhernovski, shprehet optimist se me zgjedhjen e presidentit të ri, mungesa e ambasadorëve dhe konsujve të Maqedonisë nëpër përfaqësitë diplomatike sipas tij do të mbetet në të kaluarën.

” Jam optimist sepse e di se çfarë ndodh dhe cila është procedura për emërimin e ambasadorëve të radhës. Tani do të ketë pushim sepse vinë zgjedhjet presidenciale. Më herët bashkëpunimi e ka bërë të vetën, për fat të keq, megjithatë nuk kërkojmë më fajtorë. Maqedonia do të shkojë përpara dhe do të prezantohet, pikërisht në këto momente kur ulemi në vendin tonë në NATO dhe kur në qershor presim të fillojmë negociatat me BE-në, do të jemi sa më shumë që është e mundur të përfaqësuar jashtë”- pohoi Andrej Zhernovski, zv.ministër i Jashtëm.”, shprehet Zhernovski.

Kryetari i sapozgjedhur i sindikatës së diplomatëve thotë se është shumë e rëndësishme që vendi të ketë njeriun e parë në çdo ambasadë dhe konsull, me qëllim të përfaqësimit të denjë diplomatik.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *