Kryeprokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka takur sot prokuroren kroate, Tamar Laptosh, e cila njihet për prangosjen e ish- kryeministrit të Kroacisë, Ivo Sanader.
Mësohet se në fokus të takimit ka qenë përzgjedhja e anëtarëve të SPAK, proces i cili u zgjat deri me 21 shkurt pasi ende nuk është plotësuar ky organ i ri i drejtësisë.
Prokurorja nga Kroacia do të qëndrojë dy vjet në Shqipëri, ndërsa gjatë kësaj kohe ajo do të japë eksperiencën e saj se si hetohet korrupsioni dhe si hetohen zyrtarët më të lartë.
Ndwrkohë KLP shtyu deri me 21 shkurt aplikimin për në strukturën e SPAK.