Vendosni fjalën kyçe....

Nxirret një trup nga mbetjet e avionit me të cilin udhëtonte futbollisti i zhdukur


Ekipet e shpëtimit kanë arritur të nxjerrin një trup nga rrënojat e avionit me të cilin fluturonte futbollisti argjentinas, Emiliano Sala dhe piloti, David Ibbotson, tha Dega e Hetimeve të Aksidenteve Ajrore.

Sulmuesi 28 vjeçar argjentinas, ishte i vetmi pasagjer në aeroplanin që u zhduk më 21 janar.

Aeroplani u zbulua në shtratin e detit në Kanalin Anglez që ndan Francën nga Anglia javën e kaluar, por u deshën disa ditë për gjetjen e mbetjeve të tij dhe nxjerrjen e trupit.

Një trup është “rikuperuar me sukses”, tha AAIB në një deklaratë të mërkurën mbrëma.

“Në kushte të vështira, AAIB dhe kontraktorët e saj të specializuar gjetën me sukses trupin e parë në mesin e rrënojave. Operacioni u krye në një mënyrë sa më dinjitoze dhe familjet u mbajtën të informuara për progresin.” – thanë hetuesit.

Megjithatë, ata nuk thanë nëse trupi i rikuperuar ishte ai i lojtarit argjentinas apo pilotit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *