Vendosni fjalën kyçe....

Përdori dushin dhe krevatin e Taylor Swift, dënohet me 6 muaj burg përndjekësi i këngëtares


Fansi i fiksuar që hyri në shtëpinë e këngëtares Taylor Swift në New York dhe bëri një sy gjumë është dënuar me 6 muaj burg. Mediat amerikane shkruajnë se i dyshuari 22-vjeçar i quajtur Roger Alvarado, u gjet duke fjetur në shtratin e Swift nga autoritetet lokale.

Sipas Page Six, ai kishte përdorur edhe dushin e saj.

Ishte një fqinj i këngëtares ai që kishte njoftuar policinë, pasi kishte vënë re një shkallë të ngritur në shtëpinë e Swift.

Për fat të mirë këngëtarja nuk ndodhej në shtëpi.

Alvarado u deklarua fajtor për shpërfillje penale dhe tentativë për vjedhje, dhe u dënua me 6 muaj burg.

Kjo nuk është hera e parë që fansi 22-vjeçar tenton të takohet me këngëtaren. Shkurtin e vitit të kaluar, Alvarado theu derën e përparme të shtëpisë së Swift që kushtonte 18 milionë dollarë me një lopatë.

Alvarado thuhet se ka planifikuar të kthehet në shtëpinë e tij Florida, pasi të përfundojë dënimin. Ai për pesë vjet do të jetë në lirim me kusht dhe do t’i duhet të marrë pjesë në një program rehabilitimi të shëndetit mendor. Swift dhe përfaqësuesit e saj nuk e kanë komentuar këtë çështje.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *