Flakët kanë përfshirë sot një nga banesat sociale në Shkozë. Mësohet se zjarri ka rënë në kuzhinën e një apartamenti në kat të tretë të banesës sociale.
Fatmirësisht nga ngjarja nuk raportohet për të lënduar por vetëm për dëme materiale.
Sakaq mësohet se banorët janë evakuuar për të shmangur asfiksimin, ndërkohë që zjarrfikësit po punojnë për të shuar flakët.
Vetëm një kat më lart, prej gati një vit më parë ka rënë një tjetër zjarr nga i cili gjithashtu nuk pati të lënduar.
Lajmi në përditësim…