Vendosni fjalën kyçe....

Policët ndërhyjnë te Filologjiku, Mark Marku: Do i çojmë në gjykatë! (VIDEO)


Policia ka hyrë sot në ambientet e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, duke kërcënuar studentët të ndalin protestën e tyre.

Drejtuesi i Departamentit të Gazetarisë Mark Marku u qëndroi në krah studentëve, ndërsa filmoi edhe policët.

Në një lidhje të drejtpërdrejt me “FaxNews”, Marku tha se policët nug nguruan të hynë, pavarësisht se ai i paralajmëroi se kjo është e kundraligjshme.

“Thanë që ishin këtu për të ruajtur qetësinë dhe rendin, dhe unë i thashë që është shumë e qartë se ndalohet hyrja e policisë në ambientet universitare. Situata ishte shumë e qetë, e bëjnë për të hequr vëmendjen nga protesta. S’ka pasur asnjë arsye që të ishin këtu.

Asambleja u mblodh dje dhe u vendos që kjo javë të jetë javë proteste, dhe në rast të mosreagimit nga qeveria edhe javën e ardhshme dhe në vijim do të kemi një ditë të caktuar që të protestojmë. Ne nuk iu bëjmë presion studentëve, dhe ata mund të vijojnë me protestën e tyre.”, tha Marku.

Më tej, shefi i Departamentit të Gazetarisë tha se që sot do marrin një nismë ligjore kundër policisë.

“Gjendja po rëndohet gjithnjë e më shumë, problematika zgjidhet dhe asgjë nuk është zgjidhur, qysh sot do marrim nismën ligjore në drejtim të efektivëve të policisë që hynë në ambientet e Fakultetit. Është absurde, mund të frikësohen fëmijët me policët, është qesharake fare. Po bëhen të rrezikshëm në momentin që shkelin ligjin”, tha pedagogu.

“I kemi filmuar të gjitha. Do ta çojmë rastin në gjykatë dhe te Avokati i Popullit. Fshiheshin pas mureve që mos t’u dilnin fytyrat, ky është imazhi i policisë së Sandër Lleshajt?”, janë fjalët e Markut.

Policët hynë në Fakultet për të inspektuar dhe u raportuan eprorëve se po zhvillohej mësim, kur në fakt nuk po zhvillohej mësim. /Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *