Vendosni fjalën kyçe....

Real Madrid me ofertë të pazakontë, 60 milionë euro plus Isko për yllin e Juventus


 

 

 

Duket e ekzagjeruar, por për “Don Balon”, është përfundimtare. Bëhet fjalë për dëshirën e çmendur të Florentino Perezit që të ndërtojë një Real Madrid të ri dhe është në kërkim të lojtarit ideal për ta vënë në qendër të projektit të tij. Sipas medias spanjolle, Reali i Madridit ka gati një ofertë të çmendur për Juventusin.

60 milionë euro si dhe kartonin e Iskos për yllin argjentinas të bardheznjve, Paolo Dibalën.

Juventusi është prej kohësh në gjurmët e fantazistit spanjoll, por gjithnjë ka gjetur të mbyllur derën e madrilenevë, të cilët duket se duan ta shfrytëzijnë dëshirën e torinezëve, për të veshur me fanellën e bardhe Paolo Dibalën.

Si Isko, ashtu dhe Dibala nuk po kalojnë momente të mira me trajnerët e tyre. Solari e sheh Iskon si një zëvendësues, ndërsa Alegri e ka zhvendosur shumë metra pas Dibalën, me sulmuesin që tashmë luan në mesfushë dhe shumë larg zonës së rreptësisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *