Vendosni fjalën kyçe....

Spiropali më e bindur se kurrë: Edi Rama do fitojë sërish


Ministrja Spiropali në fjalën e saj në Kuvend ka deklaruar se kryetari i Partisë Demokratike, Basha është një “pupac” që flet me gjuhën e tij të shthurur ndja ministreve të reja të qeverisë dhe që po merr në qafë opozitën shqiptare.

“Edhe nëse do ta kishim bërë me plan që në këto dy seanca opozita të shfaqte anën e vet më qesharake e vulgare s’do e kishim bërë kaq perfekt. U ngrit kryetari dhe iu drejtua me dorë ministreve të reja i quajti kukulla jo se janë ministre po se janë gra. Një pupac i vendosur në atë pozicion që flet këtu me gjuhën e vet të shthurur. Një njeri që po merr në qafë opozitën shqiptare, po përdor një gjuhë ofenduese ndaj grave ministre.” – tha Spiropali.

Më tej ajo replikoi edhe me kryetaren e LSI-së, Kryemadhi, duke i thënë se kishte qenë një nga 5 nxënëset më të mira në Shqipëri ndërsa e akuzoi se kishte shkatërruar sistemin dhe tha se Rama do fitonte sërish.

“Në 1999 unë jam larguar nga Shqipëria dhe znj. Malaj që e keni në grupin tuaj mund t’jua thotë se kam qenë një ndër 5 gjimnazistet më të mira në Shqipëri që fituan një bursë në Kombet e Bashkuara, kohë kur ju vidhnit votat e FRESSH, shkatëruat sistemin edhe brenda PS. Nuk keni asnjë bazë krahasimi me ne. Frika juaj më e madhe nuk është kjo që po ndodh, por që do humbi gjithnjë e më thellë. Rama do fitojë sërish dhe ju do bëheni gjithnjë e më të parëndësishëm. Bëni politikë për njerëzit që i shërben të ardhmes. Politikës tuaj të vjetër i ka ardhur fundi.” – mbylli Spiropali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *