Vendosni fjalën kyçe....

Studentët kërkesë dekanit Laçi: Duam garanci nga ju!


Studentët e Histori-Filologjikut i kanë nisur një kërkesë dekanit të tyre Sabri Laçit, një ditë pas deklaratës së tij se protesta e pedagogëve do ndryshojë formë duke pezulluar mësimin vetëm një ditë në javë.

Në letër-kërkesën e tyre, studentët i kërkojnë dekanit të Historisë dhe Filologjisë garanci për vijimin e protestës studentore.

Po ashtu ata kërkojnë garanci se nuk do ta humbasin vitin shkollor si dhe barazi në sezonin e provimeve, me studentët e tjerë që do të zgjedhin të nisin mësimin.

KËRKESA

Dekanit të fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, Prof. dr. Sabri Laçi,
Studentët e fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, në përkatësi të çdo departamenti dhe viti arsimor në fakultet kërkojnë nga dekanati i këtij fakulteti garantimin e të drejtës themelore të studentëve, atë për të protestuar.
Nisur nga ngjarjet aspak të këndshme që kanë ndodhur në hapësirën e Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, presionit të disa prej pedagogëve në këtë institucion, vendimeve konfuze të Asamblesë dhe segmenteve të caktuara brenda studentëve, të cilët kanë shpërndarë dezinformim në masën e gjerë, ne kërkojmë:

  1. Mosnjohje të asnjë mase disiplinore ndaj studentëve nisur nga data 5 dhjetor dhe në vazhdim.
  2. Garantim të barazisë mes studentëve që zgjedhin të bojkotojnë mësimin deri në plotësim të kushteve të panegociueshme dhe studentëve që zgjedhin të frekuentojnë mësimin.
  3. Studentët, të ashtuquajturit “studentë të bojkotit” të trajtohen të barabartë në sezonin e provimeve, ashtu si edhe ata që zgjedhin frekuentimin e mësimit në periudhën në vazhdim, pa asnjë penalizim.
  4. [UNANIMISHT] Garanci nga Dekanati i fakultetit tonë për mos-djegie të vitit akademik 2018-2019 dhe përfundim të këtij viti akademik deri në 31 korrik 2019.

Duke Ju falenderuar për mirëkuptimin, presim një vendimin dekanati lidhur me këto çështje sa më shpejt të jetë e mundur.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *