Vendosni fjalën kyçe....

Thellohet përplasja Francë-Itali, Macron tërheq ambasadorin francez në Romë


Franca ka tërhequr ambasadorin e saj nga Roma, pas një takimi mes zëvendëskryeministrit të Italisë, Di Maio dhe liderëve të lëvizjes protestuese franceze “Jelekët e Verdhë”, të cilët kanë bërë thirrje për dorëheqjen e presidentit francez Emmanuel Macron.

Luigi di Maio, zëvendëskryeministri i Italisë dhe kreu i Lëvizjes anti-establishment “5-Yjet” përshëndeti “erërat e ndryshimit që kapërcyen Alpet” dje pas takimit me aktivistët e “Jelekëve të Verdhë”, Cristophe Chalencon dhe Ingrid Levavasseur.

Në një deklaratë mbi vendimin, ministria e jashtme e Francës akuzoi zyrtarët italianë se po bëjnë “deklarata të pafundme” dhe “sulme të përsëritura, të pabaza” për muaj të tërë.

Deklarata tha se sulmet ishin të pa precedentë që nga Lufta e Dytë Botërore.

“Pasja e mosmarrëveshjeve është një gjë, por manipulimi i marrëdhënieve për qëllimet zgjedhore është një tjetër.” tha ajo.

“Të gjitha këto veprime po krijojnë një situatë serioze e cila po ngre pikëpyetje rreth qëllimeve të qeverisë italiane ndaj Francës”, shtoi ajo, duke e bërë të qartë se Parisi është shqetësuar nga mbështetja e zëshme e Di Maio-s dhe Salvini-t për protestën dhe pasojat e saj të mundshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *