Vendosni fjalën kyçe....

Tre trendet e bukurisë që s’duhet ti ndiqni më në 2019-ën


Të gjitha trendet e bukurisë vdesin një ditë, ashtu sikurse dikur preferoheshin vetullat shumë të holla e sot  vetulla të trasha.

Në një artikull të “Huda Beaty”, përmenden tre trendet e bukurisë të momentit që duhet të zhduken në 2019-ën.

Buzët tepër të mbushura

Ky trend ka dominuar gjatë viteve të fundit. Ju kujtohen ato videot e tmerrshme ‘Kylie lip contest’, ku njerëzit vendosnin buzët në gota të vogla dhe i thithnin në mënyrë që buzët e tyre të fryheshin?

Eh, nuk është një ide e mirë!

Mbushësit e buzëve janë tani kirurgjia kozmetike numër një në mbarë globin, qysh kur Kylie Jenner bëri një ndryshim në buzët e saj në vitin 2015, duke i bërë më të fryra.

Nuk do të gënjejmë, të gjithë ne i duam buzët e plota, por mbushësve të buzëve ka ardhur momenti t’u vijë fundi dhe të përqafojmë një pamje më natyrale.

Trendi për vitin 2019 është që një buzë vetëm pak më e madhe. Artistët tani po përdorin hije më të lehtë të të kuqit të buzëve në buzën e poshtme duke bërë që buza e poshtme të duket më e plotë.

Vetullat e Instagramit

Po po, vetullat e plota të Instagramit duken perfekte, por është tmerrshme vetëm kur mendon se dikush ka harxhuar tre orë vetëm për t’i realizuar ato.

Nuk po shkojmë fare në drejtim të kundërt, edhe pse kopertina e Vogue me Rihanna-n na bëri të gjithëve të mendojmë se trendi i vetullave të holla mund të kthehet.

Por jo, ne nuk po shkojmë as në atë drejtim.

Ndërkohë që sërish na pëlqejnë vetullat e plota, mendojmë se është më mirë një vetull natyrale. Jo një tërësisht e vizatuar, por një vetull me më shumë jetë.

https://www.instagram.com/p/BsTUpnOByLR/?utm_source=ig_web_copy_link

Konturimi i rëndë

Sipas “HudaBeaty” ka ardhur momenti për një pamje më natyrale në 2019-ën dhe kjo nënkupton një kontur pak më të lehtë.

Kështu portali këshillon përdorimin e një konturi krem, pasi edhe në rast të një aplikimi të gabuar, është më e lehtë të bësh korigjime.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *