Vendosni fjalën kyçe....

Vendoset vendi , Trump dhe Kim Jong Un takohen në Vietnam


Presidenti Donald Trump njoftoi të martën gjatë fjalimit të tij mbi gjendjen e vendit se do të takonte udhëheqësin e Koresë së Veriut Kim Jong Un në Vietnam më 27-28 shkurt.

“Si pjesë e një diplomacie të re të guximshme, ne vazhdojmë përpjekjet tona historike për paqen në gadishullin Korean,” tha presidenti Trump.

Në fjalimin e tij, Presidenti pranoi gjithashtu se rruga drejt çnuklearizimit mbetet e gjatë. “Ka ende shumë punë për t’u bërë, por marrëdhënia ime me Kim Jong Unin është e mirë”, tha presidenti.

Njoftimi zyrtar i takimit të dytë të nivelit të lartë mes SHBA-së dhe Koresë së Veriut u dha ndërsa Koreja e Jugut festonte Vitin e Ri Hënor. Megjithëse zyrat e qeverisë ishin të mbyllura për festën kombëtare, zëdhënësi presidencial i Koresë së Jugut, Kim Eui-kyeom tha se Seuli shpresonte që të dyja vendet do të shënojnë përparim kur të takohen më vonë këtë muaj.

Duke folur për gazetarët Kim Jong Un tha: “Vietnami dhe Shtetet e Bashkuara dikur i drejtonin armën dhe thikën njëri-tjetrit, por tani janë miq. Ne presim që Vietnami të jetë vendi më i mirë për të organizuar takimin, ku Koreja e Veriut dhe Shtetet e Bashkuara pritet të shënojnë një moment historik”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *