Gjykata braziliane e ngarkuar me ndjekjet penale për skandalin e korrupsionit i njohur si “Operacioni Lavazhi i Makinës” dënoi të mërkurën ish-presidentin brazilian, Luiz Inácio Lula da Silva, ish-kreun e Partia Socialiste të Punëtorëve me 12 vjet dhe 11 muaj burg, për përdorimin e kontraktorëve të qeverisë për të rinovuar një shtëpi pushimi në pronësi të tij.
Lula, dikur udhëheqës i garës presidenciale braziliane në vitin 2018 pavarësisht se ishte ndjekur penalisht për akuza korrupsioni, ka qenë në burg që nga prilli duke vuajtur një dënim 12-vjeçar mbi përdorimin e fondeve publike për të blerë një pronë luksoze në breg të detit, sërish si pjesë e “Operacionit Lavazhi i Makinës”.
Pavarësisht se ishte burgosur që nga prilli, Lula, 73 vjeç, këmbënguli gjatë vitit 2018 se ishte një kandidat presidencial përkundër një ligji brazilian që ndalon politikanët e dënuar për korrupsion të kandidojnë. Nëse i vuan të dy dënimet, Lula do të jetë 98 vjeç kur të lirohet nga burgu.