Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi ka denoncuar situatën e rëndë që paraqitet në spitalin e Fierit, ku në të mungojnë ilaçet dhe stafi mjekësor.
Më tej Vokshi shkruan se urgjenca ka dalë jashtë funksionit dhe se nuk ka mjek pediatër.
“Përveç mungesës së ilaceve, spitali Fierit tani vuan edhe nga mungesa e mjekëve. Urgjenca nuk funksionon, nuk ka mjek pediatër.
Këto janë pasojat e politizimit të tejskajshëm të stafit shëndetësor dhe konkurseve fiktive që “përzgjedhin” njerëz që nuk kanë lidhje me shëndetësinë por kanë lidhje me Qeverinë. Të gjithë mjekët dhe infermierët e Spitalit duan të largohen një orë e më parë nga Shqipëria“-shkruan Vokshi në Facebook për të treguar gjendjen ku ndodhet spitali i Fierit.
Jo më larg se dje dy mjekë të urgjencës në këtë spital u pezulluan nga detyra pas akuzave që familjarë të një viktime ngritën ndaj Bledi Dhespollari dhe Emiljano Myrtaj për neglizhencë në dhënien e ndihmës së parë.