Vendosni fjalën kyçe....

Apeli rrëzon vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin


Dritan Dajti

Apeli për Krime të Rënda rrëzon vendimin e burgimit të përjetshëm për Dritan Dajtin. Kjo gjykatë ka pranuar kërkesën për gjykim të shkurtuar të Dajtit.

Dajti tashmë do të ketë dënimin me 25 vite burgim, një pjesë të të cilave i ka vuajtur.

Dajti u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e 4 policëve në vitin 2009: Fatos Xhani, Sajmir Duçkollari, Altin Dizdari, Kastriot Feskaj.

Sipas asaj që deklaroi asokohe, Dajti kishte qëlluar për vetëmbrojtje pa e ditur se po përballej me policë.

Viktimë në ngjarje mbeti edhe miku i Dajtit, Ledion Mara.

Dritan Dajti gjatë seancave gjyqësore


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *