Vendosni fjalën kyçe....

Burg për veterinerin kolumbian në SHBA, transportoi heroinë në stomakun e qenve


Një veteriner kolumbian u dënua me gjashtë vjet në SHBA, pasi u deklarua fajtor për importimin e heroinës së fshehur në stomakun e këlyshëve të vegjël të qenve, njëri prej të cilëve pasi u rrit u bë një qen anti-drogë.

Andres Lopez Elorez u dënua për importimin e drogës së fortë në SHBA, duke përdorur një mënyrë të pazakontë dhe të çuditshme.

Madje edhe prokurori i çështjes nuk e ndali dot veten që të bënte një shaka lidhur me ngjarjen.

“Çdo qen mund të ndihet i lumtur me dënimin e sotëm. Elorez është përgjegjës për këtë përdorim të dënueshëm të aftësive të tij si veteriner për të fshehur heroinën brenda këlyshëve të vegjël për importimin e drogërave të rrezikshme në Shtetet e Bashkuara.” – tha Richard Donoghue, prokurori i Qarkut Lindor të Nju Jorkut.

Ndërsa prokurorët pretendonin se Elorez luajti një rol “aktiv” në gjymtimin e qenve, duke qepur qese me heroinë në stomakun e tyre për të shmangur zbulimin nga autoritetet amerikane, avokati i tij pretendonte se ai ishte thjesht “student” i organizatorit kriminal që mbikqyrte operacionet në “fermën e drogës ” në Medellin, Kolumbi gati 15 vjet më parë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *