5 persona kanë humbur jetën në Gjermani pas një zjarri që përfshiu ndërtesën ku banonin.
Sipas mediave gjermane, zjarri përfshiu katin e sipërm të një godine ku jetonin disa familje rreth orës 23:30 të natës së mbrëmshme.
Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikëseve, 5 personat nuk qenë në gjendje t’u mbijetonin flakëve duke humbur jetën.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Bad Dürkheim, një fshat i vogël pranë Kaiserlauternit.
Viktimat nuk janë identifikuar ende, ndërsa ndër to nuk ka asnjë viktimë, raporton policia lokale, që citohet nga mediat.