Templates by BIGtheme NET

Gjermania e prerë kundër ndryshimeve të kufijve

Gjermania vazhdon të mos ndryshojë qëndrim për ndryshim të kufijve. Një gjë të tillë e ka bërë të qartë mbrëmë përfaqësuesi i saj në seancën e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.

I cilësuar si një nga këshilltarët për politika të jashtme më me ndikim te kancelarja Angela Merkel, ambasadori gjerman në Kombet e Bashkuara Christoph Heusgen e bëri të qartë edhe një herë se shteti i tij nuk pranon ndryshimin e kufijve të Kosovës.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve, ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i kontribuojmë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë regjionin”, tha Heusgen.

Kjo është ripërsëritur edhe nga kolegu i tij në Kosovë, ambasadori Christian Heldt.

Heldt ka shpërndarë fjalën e Heusgen në Këshillin e Sigurimit duke treguar se qëndrimi i Gjermanisë është i qartë dhe i pandryshueshëm sa i përket dialogut dhe kufirit. 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto