Templates by BIGtheme NET

Haradinaj i kthen përgjigje Vuçiçit për kufijtë e Kosovës: Të papranueshme

Qeveria e Kosovës ka dënuar ashpër deklaratat e presidentit serb Vuçiç të bëra ditën e djeshme në Vranjës në Serbi.

Në një fjalim para banorëve të zonës, Vuçiç u shpreh se Beogradi nuk i njeh kufijtë e Kosovës, kufijtë ndërkombëtarisht të njohur dhe të pranuar, në Jarinjë dhe Bërnjak, shkruan Lajmi.net.

Në një deklaratë për mediat kyeministri i Kosovës Haradinaj i cilësoi deklaratat e presidentit Vuçiç si të papranueshme dhe cënim serioz të sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.

Në deklaratë theksohet se Qeveria e Republikës së Kosovës i konsideron këto deklarime si një sulm i hapur ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës që rrezikojnë paqen, stabilitetin dhe sigurinë në Kosovë, rajon dhe më gjerë.

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto