Vendosni fjalën kyçe....

I bie guri në kokë, humb jetën minatori në Bulqizë


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Bulqizë, ku një minator ka humbur jetën. Mësohet se ngjarja ka ndodhur në një prej galerinë në zonën D, të zonës minerale.

Minatori 53-vjeçar Allaman Allush,  banues në Klos, është goditur në kokë nga një gurë që është shkëputur nga tavani i galerisë.

Si pasojë ai ka ndërruar jetë.

“Në minierën e Bulqizës në zonën D,  duke punuar brenda në minierë dyshohet se është shembur një masiv shkëmbori dhe për pasojë ka humbur jetën një 57 vjeçar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *