Vendosni fjalën kyçe....

INSTAT: Shqipëria drejt plakjes, duhen politika nxitëse për rritjen e numrit të lindjeve


“Dinamika e popullsisë ka ardhur në ngadalësimin e numrit të lindjeve”- konfirmon drejtoresha e INSTAT Delina Ibrahimaj.

Ibrahimaj theksoi se ka disa arsye, njëra prej të cilave edhe emancipimi i popullsisë, gjë që ka sjellë një kurbë lindjesh në rënie. Ajo pranoi edhe se emigracioni mund të ketë ndikuar, por një shifër të saktë për emigracionin do ta kemi në vitin 2020, kur të bëhet censusi.

“Shifrat tona duhet të nxisin politikat incentivuese për rritjen e numrit të lindjeve, pasi rënia e këtij numri sjell probleme demografike dhe ekonomike në të ardhmen”, u shpreh drejtoresha e INSTAT-it në Top Talk në Top Channel .


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *