Policia e Vlorës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim. Mësohet se bëhet fjalë për një 30 vjeçar me inicialet T.V, banues në Piqeras, Himarë.
I riu akuzohet për plagosje të rëndë me dashje si edhe për armëmbajtje pa leje.
“Strukturat e Policisë Himarë kanë bërë ndalimin e këtij shtetasi për veprat penale ‘Plagosja e rëndë me dashje’ dhe ‘Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake shpërthyese dhe municioneve.
Per kete shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë në vitin 2018 ka caktuar masën e sigurisë ‘Arrest në burg’.
Materialet iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë.