Vendosni fjalën kyçe....

Jeff Bezos: Revista amerikane po më shantazhon me fotot intime!


Njeriu më i pasur në botë, Jeff Bezos, ka akuzuar pronarin e një reviste amerikane se po përpiqet ta shantazhojë atë mbi disa “foto të turpshme”.

Themeluesi i Amazon.com, Bezos, tha se kompania mëmë e revistës “National Enquirer”, American Media Inc (AMI), po përpiqej të ndalonte një hetim të tij se si i kishin marrë mesazhet private, shkruan “BBC”.

Muajin e kaluar Bezos dhe bashkëshortja e tij Mackenzie, dhanë lajmin se po divorcoheshin. Vetëm orë më vonë revista në fjalë publikoi detaje, duke përfshirë edhe mesazhet private të Bezzos, për një çështje jashtëmartesore. Bezos pas kësaj nisi të hetonte se si ia kishin marrë këto mesazhe.

Në një postim në blogun e tij këtë të enjte, Bezos bëri publik një email që ai tha se i ishte dërguar ndërmjetësve të tij nga përfaqësuesit e AMI, që kërcënonte botimin e “fotove intime” të tij dhe të të dashurës, ish-prezantueses televizive Lauren Sanchez.

Miliarderi, i cili gjithashtu zotëron gazetën e “Washington Post”, tha se AMI kishte dashur që ai të bënte një “deklaratë të rreme publike” që  shkrimet e “National Enquirer” për të nuk kishin motive politike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *