Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga burgu dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë


Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dy ish-zyrtarët e Ministrisë së Drejtësisë, Aurel Lamçen dhe Arlind Alikajn.

Ata janë lënë në arrest shtëpie ndërsa u arrestuan në datën 6 shkurt si pjesë e një dosjeje që po hetohet nga prokuroria për abuzime me tenderat.

Të arrestuar mbeten ende ish-Sekretarja e Përgjithshme në Ministrinë e Drejtësisë, Juliana Hoxha si dhe njëri nga specialistët IT, Lysien Ali.

Sipas Prokurorisë, shkeljet më të rënda janë raportuar në lidhje me shërbimin e kamerave në burgje, ndërsa ka dyshime se edhe regjistri noterial nuk funksiononte.

Pesë procedurat e tenderimit, ku janë evidentuar shkelje sipas Prokurorisë:

  1. Mirëmbajtja dhe mbikqyrja e sistemit ICMIS në 7 Gjykatat Administrative
  2. Përmirësimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike në fushën penale
  3. Përmirësimi, Zhvillimi dhe Mirëmbajtja e Regjistrit Noterial Shqiptar
  4. Sistemi i Monitorimit me kamera për burgun e Lezhës dhe Fushë Krujës
  5. Përmirësimi dhe mirëmbajtja e sistemit elektronik të çështjeve të përmbarimit

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *