Një grabitje me armë ka ndodhur në Vlorë.
Dy persona të maskuar kanë grabitur një pikë karburanti në Novoselë të Vlorës.
Ata kanë thyer xhamin e kabinës ku rrinte roja i objektit dhe më pas kanë marrë xhiron ditore, rreth 350 mijë lekë të vjetra.
Policia e Vlorës ka mbërritur në vendngjarje dhe po heton për zbardhjen e ngjarjes.