Vendosni fjalën kyçe....

Monika Kryemadhi në takim me ambasadorët e BE-së


Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ndodhet në një takim me ambasadorët e Bashkimit Europian në Tiranë. Takimi ka nisur rreth orës 09:00 të paradites dhe Kryemadhi shoqërohet nga kreu i grupit parlamentar, Petrit Vasili.

Ende nuk dihen detajet e këtij takimi, por mendohet se në fokus të diskutimit të tyre është njohja e Ambasadorëve me shqetësimet që opozita ka kundrejt qeverisjes dhe procesit të zgjedhjeve.

Ky takim vjen vetëm dy ditë pas takimit të kreut të Partisë demokratike Lulzim Basha, me zv.ambasadoren e SHBA në Tiranë, Leyla Moses-One. 

Takimet e dy liderëve të opozitev me ambasadorët e vendeve të tjera, vijnë vetëm një javë para protestës së 16 shkurtit.

Mbrëmjen e kaluar, ndërsa ishte e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, kryetarja e LSI-së tha se çadra e ngritur nga Lulzim Basha përpara zgjedhjeve të 2017-ës i dha efektet e para pasi arriti që të ulte në tavolinë Edi Ramën dhe të bënte lëshime.

Më tej Kryemadhi shtoi se në protestën e 16 shkurtit opozita do kërkojë krijimin e një qeverie tranzitore.

“Çadra i dha efektet e veta në 2017, arriti që të ulte në tavolinë Edi Ramën dhe të bënte që ai të lëshonte pesë ministrat e tij. Opozia nëpërmje protestës të 16 shkurtit do arrijë në një qëllim për të arritur në një qeveri tranzitore për të bërë të mundur hapjen e negociatave me BE-në, për ti garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme”-deklaroi Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *