Vendosni fjalën kyçe....

“Mos bëj si virgjëreshë”, vijon përplasja Kryemadhi VS Gjonaj


Ditën e sotme ka patur sërish përplasje mes kryetares së Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi dhe ministres së Drejtësisë, Etilda Gjonaj.

Kryemadhi i kërkoi ministres të mos bënte rolin e virgjëreshës, ndërsa i përmendi sërish bashkëshortin.

“Ne nuk e shantazhojmë, atë por ajo nuk mund të marrë pozicionin e virgjëreshës kur i dimë shumë mirë pozicionet dhe kapjen e saj. Nëse një shqiptar harxhon vite për të fituar të drejtën në gjyq për t’u kthyer në vendin e punës, bashkëshorti i saj u kthye me një gjyq që u bë brenda një jave. Nuk mund të kenë shqiptarët një tjetër standard për burrin e Etildës dhe tjetër për shqiptarët”- tha Kryemadhi.

Por ministrja Gjonaj, ka reaguar përsëri, duke thënë se sulmi ndaj saj është sulm ndaj drejtësisë.

Ajo i bëri thirrje prokurorisë të mos intimidohet nga sulmet.

“Këto ofensiva vijnë menjëherë pas arrestimit të disa ish-punonjësive të Ministrisë së Drejtësisë. Monika Kryemadhi më ka sulmuar familjarëisht dhe këto sulme ndaj meje dhe Prokurorisë nuk janë të rastësishme. Unë u sulmova me qëllimin për të sulmuar drejtësinë. Prokuroria të mos intimidohet nga sulmet. Prokuroria të mos intimidohet nga sulmet”,– tha Gjonaj.

Ditën e djeshme, Kryemadhi tha se katër zyrtarë të LSI-së në ministrinë e Drejtësisë janë shkarkuar nga detyra pasi ministrja Gjonaj iu ka bërë shantazh prokurorëve. Kryemadhi tha gjithashtu se bashkëshorti i ministres ka lidhje me Ervis Martinajn, një nga personat e përfshirë në vrasjen në ish-Bllok mbrëmjen e 4 tetorit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *