Vendosni fjalën kyçe....

Në fshat vetëm 17% e të rriturve kanë llogari bankare


Shqipëria ka një profil të cekët financiar teksa shihet se popullsia e vendit ka akses shume të kufizuar nëshërbimet bankare. Madje shumica e popullsisë nëmoshë madhore rreth 60 për qind nuk kanë një llogari bankare aktive.

INSTAT nëpërmjet një ankete gjatë vitit të kaluar gjeti se një  nëtre gra (32%) dhe 4 në 10 meshkuj të moshës 15-59 vjeç (40%) kanë një llogari bankare në përdorim.

Të dhënat tregojnë se aksesi në një llogari bankare është i rrallëndër të rinj dhe gratë, por vjen në rritje pas moshës 20 vjeç.

Ndërsa është parë se zonat rurale pothuajse janë të përjashtuar nga shërbimet financiare.  Sipas anketës vetëm 17 për qind e tërriturve në zonat rurale kanë llogari bankare kundrejt 47 për qind në qytet.

Të dhënat sipas prefekturave tregojnë se llogaritë bankare nëDibër i kanë burrat, pasi në këtë qark femrat kanë akses shumëtë ulët me vetëm 13 % me një llogari në bankë. Në të kundërt nëElbasan dhe Kukësshihet se llogaritë se burrat kanë më pak llogari bankare, pasi vetëm 17 për qind e tyre në secilin qark disponojnë llogari.

Shpërndarja e llogarive bankare është e më e shpeshtë nëpopullsinë me status me të lartë pasuror.

Aksesi në një llogari bankare, nga 8% në mesin e mesin e grave me të ardhura të ulëta, shkon në 63% midis grave me të ardhura të larta. E njëjta tendencë vlen edhe për burrat.

Sipas rezultateve të anketës pjesa më e madhe e grave kanëakses në vendimet qe lidhen me shëndetin e tyre, blerjet e mëdha në familje, vizitat tek të afërmit.

Pjesëmarrja e grave të martuara në vendimet kryesore rritet në mënyrë të qëndrueshme me moshën.

Gratë e martuara të cilat janë të punësuar dhe kanë një pagëmujore kanë më shumë gjasa të marrin pjesë në vendimet e mëdha në familje në krahasim me gratë që nuk arrijnë të marrin një rrogë mujore edhe pse janë të angazhuara me detyra tëmëdha në familje.

Gjithashtu u gjet se arsimimi luan një rol të rëndësishëm nëstatusin e gruas në familje. Gati 90 për qind e grave të arsimuara me universitet janë pjesëmarrëse me te drejta të barabarta me burrin në vendimet e familjes. Kjo përqindje është më e ulët nëmesin e grave me arsim fillor.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *