Ndërron jetë në spital, 30-vjeçari i cili u plagos me armë zjarri në Pukë. Policia sqaron se ngjarja ndodhi në fshatin Vrrithë, në rrethana ende të paqarta.
Viktima është Petrit Biba nga Rubiku, i cili pasi u plagos u dërgua në spitalin e Shkodrës, por nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve.
Nga të dhënat e para mësohet se ai ishte punëtor në kantierin e ndërtimit të HEC-it në Kaftall. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje.