Templates by BIGtheme NET

Parlamenti grek miraton protokollin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO

Parlamenti i Greqisë ka ratifikuar protokollin për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Në parlamentin me gjithsej 300 deputetë, kanë marrë pjesë 294 deputetë prej të cilëve 153 kanë votuar “pro”, ndërsa 140 deputetë kanë votuar “kundër”.

Protokolli përveç deputetëve të partisë në pushtet SYRIZA ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve të partisë Potami, ndërsa kundër ishte partia opozitare Demorkacia e Re (ND) dhe ish-partneri qeverisës Partisë Grekët e Pavarur (ANEL).

Me këtë është hedhur hapi i fundit që zgjidh kontestin 28 vjeçar mes dy vendeve fqinje, me protokollin i cili Maqedonia do ta ndryshojë në Maqedonia e Veriut.

Kryeministri i vendit Alexis Tsipras, në fjalimin e tij falënderoi deputetët që kanë mundësuar kalimin e Marrëveshjes së Prespës.

“Pavarësisht nga kërcënimet dhe shantazhet, besoj se kemi përmbushur detyrën tonë patriotike”, tha Tsipras.

Ndërsa lideri i ND, Kiriakos Micotakis, duke theksuar se vendimi i sotëm lidh të ardhmen e vendit, pohoi se shumica e popullit janë kundër Marrëveshjes së Prespës dhe atë e cilësoi si “humbje kombëtare”.

Rikujtojmë se më 6 shkurt u nënshkrua Protokolli për anëtarësimin e Maqedonisë në NATO.

Në ceremoninë e mbajtur në selinë e NATO-s në Bruksel, protokollin në emër të Maqedonisë e ka nënshkruar shefi i diplomacisë së Maqedonisë, Nikolla Dimitrov. Në ceremoninë ishin të pranishëm sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, si dhe përfaqësuesit e përhershëm të 29 aleatëve të NATO-s. 

Marrëveshjes e Prespës u nënshkrua në qershor të vitit 2018 nga qeveritë e Maqedonisë dhe Greqisë, zbatimi i së cilës ka qenë kusht për anëtarësim të Maqedonisë në NATO dhe fillim të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Kuvendi i Maqedonisë më 11 janar finalizoi Marrëveshjen e Prespës me ndryshimet kushtetuese.

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto