Vendosni fjalën kyçe....

Plagosja në Pukë, i riu në gjendje të rëndë dërgohet në Shkodër


Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë mbrëmje në Pukë ku një 21 vjeçar është plagosur me armë zjarri.

I plagosuri është identifikuar si shtetasi Petrit Biba.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kaftall, ndërsa ende nuk dihen motivet e ngjarjes.

Ndërkohë Policia dhe grupi hetimor ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

I riu është në gjendje kritike dhe spitali i Pukës e ka nisur drejt atij të Shkodrës.

Ai ka marrë një plumb në bark, ndërsa ende nuk është përcaktuar nëse është tentativë për vrasje apo vetëvrasje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *