Vendosni fjalën kyçe....

Projektligji i ri, bizneset detyrim pajisjen me llogari bankare


Rreth 36 mijë biznese, kompani apo persona fizikë, do të kenë si detyrim ligjor që të hapin llogari bankare dhe të kryejnë çdo transaksion përmes tyre.

Ministria e Financave ka hartuar një projektligj, i cili  prek bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë.

Qëllimi i kësaj iniciative është kontrolli mbi transaksionet dhe reduktimin e mundësisë për qarkullimin e parave të pista.

Me miratimin dhe hyrjen në fuqi të ligjit, të gjithë tatimpaguesit që e kanë këtë detyrim do të njoftohen përmes llogarisë personale të gjithsecilit dhe në rastet kur nuk zbatojnë legjislacionin, parashikohen masa administrative.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *