Vendosni fjalën kyçe....

Prokurori amerikan: Njerëz të fuqishëm në Shqipëri ushtrojnë presion mbi prokurorët


Prokurori amerikan Gjon Juncaj, i cili është ish-Këshilltar Ligjor për Antikorrupsionin në Ambasadën Amerikane, ka deklaruar se në Shqipëri ka disa persona shumë të fuqishëm të cilët po i ushtrojnë presion prokurorëve.

Këtë deklaratë Juncaj e bëri ndërsa ishte i ftuar në emisionin “31 Minuta” në RTSH1.

“Mendoj se ka shumë pengesa. Njëra është që Shqipëria është një vend i vogël. Është e vështirë të kryesh një hetim të madh dhe serioz sepse sekretet dalin dhe shqiptarët e njohin njëri-tjetrin kollaj në një vend kaq të vogël. Po ashtu, është e vështirë të gjesh njerëz që janë gati të dalin dëshmitarë në një çështje, qofshin pjesë e veprimtarisë kriminale, apo thjesht persona që kanë qenë dëshmitarë. Por mendoj se problemi kryesor është që ka shumë njerëz të fuqishëm në Shqipëri që kanë mënyra të ndryshme për të ushtruar presion mbi prokurorët”, tha Juncaj.

I pyetur lidhur me atë çfarë e dallon një prokuror në Amerikë dhe një në Shqipëri, Junçer tha se prokurorët shqiptarë nuk vlerësohen dhe nuk kanë siguri në punën që bëjnë.

“Një prokuror amerikan si unë, nëse e kam seriozisht punën time, nuk më ndalon asgjë për të marrë një çështje dhe hetim dhe të gjejë cilindo që është përgjegjës në atë çështje, nëse do deri në majë. Në Amerikë si prokuror, unë shpërblehem për këtë. Karriera ime bën shumë përpara. Mendoj se një prokuror shqiptar nuk gëzon të njëjtën siguri lidhur me karrierën e vet nëse e bëjnë këtë.

Të jemi të qartë për diçka: Ka prokurorë të mirë në Shqipëri të cilët kanë qenë në situata të këqija dhe ka dhe prokurorë dhe gjyqtarë të këqij në Shqipëri, që nuk meritojnë të përfaqësojnë më popullin shqiptar. Mendoj se në një mënyrë a në një tjetër, do të gjejnë rrugën e largimit. Por mendoj se shqiptarët shpejt duhet të presin dhe prokurorët shqiptarë duhet të presin që të jenë në një sistem që ka mbrojtje më të mirë nga problemi real në Shqipëri. Kjo është politika. Për dekada me radhë politika e ka njollosur sistemin e drejtësisë dhe mendoj se kjo do të ndryshojë.”, tha prokurori amerikan.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *