Vendosni fjalën kyçe....

Shpërndau memen me Hitlerin, bankieri akuzohet për fyerje të Erdogan (VIDEO)


Shefi ekzekutiv i bankës HSBC në Turqi rrezikon të dënohet me burg pasi në rrjetet sociale ka shpërndarë një video, në të cilën krahasohet presidenti i vendit Rexhep Tajip Erdogan me Adolf Hitlerin gjatë protestave anti-qeveritare në 2013.

“RT” shkruan se kur protestuesit mbushën plot Parkun e Gezi-t në Stamboll në vitin  2013, Selim Kervanci i cili ishte CEO i HSBC-së, shpërndau një video të filmit “Downfall”, ku përshkruhet rrëfimi histerik i Hitlerit në bunkerin e tij në Berlin, ndërkohë që ushtria sovjetike po rrethonte qytetin.

Ky klip ishte përdorur edhe më parë për meme, por turqit këtë radhe e bënë të duket sikur udhëheqësi nazist ishte Erdogan duke diskutuar si të rrëzonte protestat.

Erdogan i konsideronte protestat e vitit 2013, si një shenjë paralajmëruese për përpjekjen e dështuar të grushtit të shtetit kundër tij në vitin 2016.

Mbi 12,000 njerëz janë ndjekur penalisht në Turqi për fyerje të presidentit midis 2014 dhe 2017, duke përfshirë edhe një komedian gjerman që lexoi një poemë për Erdoganin në televizionin gjerman në 2016-ën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *