Vendosni fjalën kyçe....

Takimi me ambasadorët e BE-së, Kryemadhi zbulon çfarë biseduan


Pas takimit me ambasadorët e BE-së në vendin tonë, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ka zbuluar në një deklaratë për mediat si cila ka qenë tema e tyre e bisedimeve.

 “Ky eshtë takimi i dytë që bëjmë, e bëjmë të përvitshëm jo vetëm me ambasadorët e BE por edhe me përfaqësues të Ambasadës së SHBA, si dy institucione që janë partnerë strategjikë të Shqipërisë. LSI ndau opinionet me institucionet ndërkombëtare sa i përket qëndrimit për hapjen e negociatave dhe reformat me të cilat duhet të ecim më shpejt. Sot Shqipëria më shumë se kurrë është shumë vonë në procesin e integrimit europian dhe e ardhmja e Shqipërisë nuk ka asnjë drejtim tjetër”– tha Kryemadhi.

Takimi mes Kryemadhit ka zgjatur rreth një orë, por kryetrja e LSI-së nuk pranoi të jepte më shumë detaje, nese pjesë e bisedimeve ka qenë edhe protesta e opozitës e lënë për 16 shkurt.

“Protesta e 16 shkurtit nuk është vetëm në tryezën e Ambasadorëve por në tryezën e çdo shqiptari. Pasi të gjithë shqiptarët duan të ndryshojnë këtë realitet të hidhur, nuk kanë shtetin që meritojnë.”, iu përgjigj shkurt Kryemadhi gazetarëve.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *