Vendosni fjalën kyçe....

Tjetër zyrtar i lartë gjerman kundër korrigjimit të kufijve në Ballkan: Ide shumë e rrezikshme


Pas deklaratave pak ditë më parë të ministrit për Evropën, Michael Roth, i cili u shpreh qartësisht kundër idesë së korrigjimit të kufijve në Ballkan, një tjetër zyrtar i lartë gjerman ka mbajtur të njëjtin qëndrim.

Ambasadori gjerman në OKB, Christoph Heusgen, në fjalën e tij në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, tha se “ndryshimet e kufijve në Ballkan, janë ide të rrezikshme.”

Ai shtoi më tej duke thënë se një marrëveshje e mundshme mes Serbisë dhe Kosovës, nuk duhet të përfshijë ndryshimin e kufijve në rajon.

“Asnjë marrëveshje në Bruksel nuk flet për ndryshimin e kufijve. Ne në Gjermani mendojmë se këto ide nuk i ndihmojnë zgjidhjes. Këto përpjekje janë të rrezikshme dhe e destabilizojnë rajonin.” – theksoi ambasadori Heusgen.

Ai shtoi se Prishtina duhet ta heqë taksën 100% ndaj mallarave serbe ndërsa kritikoi Beogradin për qëndrimin e tij kundër Kosovës dhe lobimin për mosanëtarësimin e saj në institucionet ndërkombëtare.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *