Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili shkruan se skema e pensioneve është drejt kolapsit pavarësisht rritjes së moshës me 70 vjeç.
Më tej Vasili shkruan se fondi i pensioneve është shkatërruar për shkak se është zvogëluar frikshëm sasia e kontributeve.
Postimi i plotë:
Mosha 70 vjeç dhe fondi pensioneve drejt kolapsit të paralajmëruar. Qeveria thotë, që shqiptarët do dalin 70 vjeç në pension.
Qeveria nuk e ka problem, që njerëzit të dalin edhe 100 vjeç se ngaqë nuk bën vetë asnjë gram punë nuk i kupton dot njerëzit, që punojnë.
Por shumë më rëndë se kjo është shkatërrimi i fondit të pensioneve për shkak te zvogëlimit të frikshëm të kontributeve.
Qeverisë nuk ja ndjen fare për katastrofën dhe kolapsin e fondit të pensioneve që është te pragu i derës.
Qeveria megjithë kryeministër kane merak të zhvasin koncesionet dhe të ikin nga sytë e këmbët, pa le të bjerë në shesh skema e pensioneve dhe lë të mbeten pa buke qindra mijëra njerëz në momentin më delikat e më të vështirë të jetës së tyre.