Vendosni fjalën kyçe....

Doris Pack dënon linçimin e Ramës ndaj Vokshit: Po nxit dhunën ndaj grave!


Doris Pack, presidentja e Forumit të Grave të PPE-së dhe një emër i njohur i politikës europiane i ka dhënë  kryeministrit Edi Rama një “shuplakë”, pasi ky i fundit publikoi videon e prindërve të 13-vjeçares që dyshohet se është përdhunuar në Kavajë nga 8 adoleshentë dhe pas kësaj shpërfytyroi edhe një foto të deputetes demokrate Albana Vokshi.

Pack reagon pas debatit të Ramës me Vokshin, ndërsa shkruan se komentet e tij në rrjetet sociale nxisin dhunën ndaj grave.

 “Komentet në rrjetet sociale të kryeministrit shqiptar Edi Rama që sulmojnë gratë politikane, nuk janë vetëm degraduese fyese dhe ofenduese për gratë,  por nxisin dhunën kundër grave në një vend ku të drejtat e grave kërcënohen dhe shkelen çdo ditë!”, shkruan Pack duke iu referuar një fotoje që Rama publikoi mbrëmë në “Instagram”, duke u hakmarrë me Vokshin pas kritikave të saj për videon e publikuar.

E nisim nga fillimi… Mbrëmjen e kaluar në Facebook-un e kryeministrit Edi Rama dhe nën logon “ERTV”, u transmetua një mini-intervistë e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me prindërit e 13-vjeçares në Kavajë.

Pas kësaj, deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, kërkoi shkarkimin e menjëhershëm të ministres Elisa Spiropali, dhe fshirjen e videos në Facebook nga Edi Rama.

“Si nënë, si grua, por edhe si kryetare e komisionit të arsimit, kërkoj shkarkimin e menjëhershëm të Elisa Spiropalit.  Edi Ramës i kërkoj ta heqë menjëherë videon nga faqja e tij në facebook. Nëse ai nuk e bën këtë brenda 1 ore, AKEP duhet të bllokojë facebookun e Edi Ramës”, shkruante Vokshi.

Por përgjigja e Ramës ishte kjo: “Po tani çfarë keni që lehni apo ju’a kemi fajin ne pse njerëzit besojnë tek ne e jo tek ju, hiena të politikës e të medias? Po mos të ishin vrasësit, përdhunuesit, grabitësit,krimet e fatkeqësitê, ju s’do ekzistonit,se s’keni hiç tjetër për t’u dhënë njerëzve veç helmit e vrerit.”

Madje ai publikoi edhe një foto të Vokshit në “Instagram”, duke e shpërfytyruar atë në fytyrë./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *