Në kuadër të turit të tij të takimeve me qytetarë, kreu i Partisë Demokratike është ndalur në Gjirokastër, aty ku qytetarët protestuan sot kundër qeveritjes së Edi Ramës.
Gjatë kësaj vizite në qytetin e gurtë, Basha takoi tregtarët, të cilëve u tha: “Ju duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo ju vë këmbën Nuk do t’ju lëmë kështu. Të punojmë të gjithë bashkë që të rikthejmë ekonominë dhe mirëqënien. Me uljen e çmimin të karburantit dhe energjisë, ne besojmë se ekonomia do të marrë impulse shumë pozitive. Investimet do t’jua kthejmë ju, sepse ju duhet një shtet që ju shtrin dorën, jo t’ju vë këmbën.”
Një nga tregtarët u ankua se njerëzit e merrnin edhe “bukën pa lekë” në qyqan, ndërsa një tjetër u ankua se ishte shumë e vështirë shitja e produkteve pasi njerëzit nuk kanë para.
“Produkti na pëlqehet, por lek nuk na mbetet. Kemi më shumë shpenzime. Papunësi, shumë dyqane janë mbyllur. Ka shumë të mbyllura. Njerëzit nuk kanë lek. Vijnë dhe duan bukë pa lek.“, tha tregtari.
Basha propozoi si zgjidhje heqjen e biznesit të vogël, nga skema e TVSH-së.
“Problemi është se kemi një qeveri e cila nuk mendon t’i jap dorë biznesit, t’i shtrihjë dorën konsumatorëve dhe njerëzve në nevojë, por vetëm të rrisë taksat dhe po i shkatërron. Me çmimin më të lartë të naftës në Europë, në popullin më të varfër të Europës. Me çmimin më të lartë të energjisë në rajon, në një kohë që e prodhon me koston më të ulët sepse e prodhon nga hidrocentrali shumicën. Me taksat më të larta, 9% Maqedonia, 9%Mali i Zi, 15% Shqipëria.
Ky ka mbledhur 2 miliard euro më shumë nga bizneset, nga qytetarët. Këto para nqse nuk ktrhehen në ekonomi, por në investime lluksi dhe skema si tek Unaza dhe koncesione në shëndetësi dhe në katër-pesë duar, kjo ndjehet tek konsumatori. Punësimi nuk është rritur por ka rënë. E tha ai miku gjerman. Nuk është ulur papunësia, është ulur popullsia. Ne do të stabilojmë ekonominë duke ulur çmimin e naftës, ulur çmimin e energjisë duke venmdosur një sistem të ndershëm për biznesin e vogël.
Në rastin tënd, ajo që ne propozojmë është që të hiqesh nga skema e TVSH, i gjithë biznesi i vogël që është poshtë 140 milionë lek të vjetra në vit, të hiqet nga skema e TVSH-së. Tatimi total që të paguash ti si biznes është 0.5% e xhiros vjetore. Asgjë më shumë. Të eleminohen të gjitha tarifat e tjera, lokale dhe qëndrore. Do të të vendoset një pullë fiskale që do të thotë se ti e ke paguar këtë 0.5% të tatimit të xhiros vjetore dhe nuk lejohet asnjë lloj inspektori këtu brenda.”, u përgjigj Basha.