Templates by BIGtheme NET

Flori zbulon mesazhet në “WhatsApp”, si e quajnë Fifin “copë mishi me dy sy”

Flori Mumajesi ka zbuluar një bisedë në “WhatsApp” në të cilën përflitet Fifi. Flori nuk jep detaje dhe nuk e zbulon emrin e personit me të cilin po flet, por nënkuptohet se është një vajzë e cila shprehet keq për Fifin.

“Ahh mbase duhet të jemi Fifi një cop mishi me dy sy.”, thuhet në mesazh. Por Flori i është përgjigjur duke i dalë në krah Fifit dhe duke e quajtur “dashuri”.

 “Ja si del djalli brenda teje. Një cop mishi me dy sy thua për Fifin. Fifi është dashuri, mishin dhe sytë i kanë plot por shpirtin me dashuri jo të gjithë. Më vjen keq”, shkruan Flori.

Dy këngëtarët kanë qenë në qendër të vëmendjes së portaleve, që pas publikimit të një videoje ku ata dukeshin shumë të afërt. Që nga ai moment, në media përflitet për një lidhje mes Florit dhe Fifit, deri kur një tjetër thashethem nisi, se Flori qenkësh lidhur me Kejsi Tolën.

Por pavarësisht kësaj thashethemet vazhduan dhe edhe pse Flori dhe Fifi nuk e ndjekin më njëri tjetrin në “Instagram” duken sërish shumë të afërt me njëri-tjetrin.

 

MUND TË KOMENTOSH

Komento i pari

avatar
  Subscribe  
Më njofto