“Djajtë e Kuq” kanë marrë një tjetër fitore në Premier Ligë, pasi në mesditë triumfuan në fushën e Fulham me rezultatin 0-3.
United ju deshën vetëm 14 minuta lojë për të gjetur golin e epërsisë me yllin francez Paul Pogba pas një asistimi të bukur nga Anthony Martial.
Nëntë minuta më vonë Djajtë shënuan sërish, ndërsa këtë herë rrugën e rrjetës e gjeti vetë Martial me një aksion model që kaloi i gjithi në këmbët e tij.
Me epërsinë prej dy golave të United, përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide, ndërsa Fulham tentoi të bënte diçka më shumë në të dytën, por nuk arriti të gjente golin.
Në minutën e 65 të ndeshjes, Paul Pogba vulosi sfidën duke realizuar nga penalltia për të çuar shifrat në 0-3.