Vendosni fjalën kyçe....

“Jelekët e verdhë” dhe “5 Yjet” krijojnë aleancë


Përplasja diplomatike mes Francës dhe Italisë që çuan deri në thirrjen për konsultime të ambasadorit francez në Romë, do të zhvendoset në Parlamentin Evropian në muajin Maj.

Në një intervistë për Corriere della Sera, lideri i “jelekëve të verdhë”, Christophe Chalencon, njoftoi aleancën me “Lëvizjen 5 Yjet” për garën e ardhshme.

“Ne “jelekët e verdhë” dëshirojmë të bashkohemi me “Lëvizjen 5 Yjet”. Po krijojmë një lëvizje të madhe popullore që do të paraqitet në zgjedhjet evropiane. Së bashku do të ndryshojmë Evropën”.

Ashtu siç druhej qeveria franceze, ardhja në Paris e zv/kryeministrit italian Luigi Di Maio, ishte më tepër se një takim për mbështetjen e kauzës së “jelekëve të verdhë”. Të premten zëdhënësi i qeverisë franceze akuzoi italianët për ndërhyrje në punët e brendshme.

Por sipas analistëve në Francë, strategjia e Di Maios për të gjetur aleanca jashtë kufijve, lidhet kryesisht me goditjet që ka marrë Lëvizja 5 Yjet në sondazhet e fundit, ku Lega Nord e Matteo Salvini ka shënuar rritje të konsiderueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *