Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi nga Korça: Si i vodhën miqtë e Ramës për 4 orë plot 4,4 milionë euro


Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ishte në një takim me qytetarët e Korçës, të cilët sot protestuan kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Kryemadhi gjatë fjalës së saj përmendi një episod, që e quajti skandal pasi tha se shqiptarëve i janë vjedhur për 4 orë plot 4,4 milionë euro.

“Pak ditë më parë ka ndodhur një vjedhje spektakolare. Po e sqaroj këtu nga Korça. Ju e dini që kemi një ndërmarrje që quhet KESH që detyrohet t’ja shesë OST energjinë dhe OST ia transmeton OSHEE. Qeveria jonë me dy individë, miq të Ramës ja blenë KESH me 39 euro megavatin dhe pas 4 orësh ia shitën OST me 49 euro megavatin. Pra për katër orë iu kanë vjedhur 4,4 mln euro shqiptarëve”– thakryetarja e LSI-së.

Kryemadhi gjeti rastin për të ftuar korçarët në protestën e madhe të opozitës më 16 shkurt.

 “Ne nuk do ta lëmë këtë njeri frikacak të marrë në dorë të ardhmen e shqiptarëve.

Ne do të kërkojmë largimin e tij si koka e krimit të organizuar, do të kërkojmë largimin e tijn si përfaqësues i krimit të organizuar në Shqipëri, për t’u lejuar shqiptarëve zgjedhje të lira dhe të ndershme sepse kjo është demokracia.

Nëpërmjet zgjedhjeve të lira shqiptarët do të ketë një qeveri që u garanton barazi në ekonomi, arsim shoqëri, sepse kjo do krijojë mundësi të reja.

Kemi nevojë që të rinjtë shqiptarë të kthehen në Shqipëri. Ta ndërtojmë Shqipërinë si një vend europian.”, vazhdoi më tej Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së ironizoi kryeministrin Rama, për takimine  tij të fundit në Korçë, ku fliste për arsimin.

“Dëgjoja dje se si ulërinte këtu nga Korça dhe thoshte se çdo të enjtë do shkojmë të flemë me qentë dhe do marrim pleshta në Parlament. Fliste parlament, atë Parlament për të cilin ai nuk la kriminel pa nxjerr nga skuta, nuk la para droge pa nxjerrë nga xhepat për të patur 74 mandatet e tij në mënyrë që të krijonte qeverinë e pleshtave e qenve

Të flasësh për arsimin në Korçë duhet të jesh shumë i kujdesshëm e ta kesh në gen arsimin. Edhe profesorët janë shumë të vëmendshëm kur vijnë në Korçë, edhe pse ky universitet ka studentët më të varfër.

Të flasësh për universitetin në Korçë është një mision për të gjithë, por duhet të jemi shumë të kujdseshshëm.

Arsimi është e ardhmja e vendit , dhe po s’patëm një sistem arsimor që garanton zhvillimin e një kombi, do e kemi shumë të vështirë.”, tha Kryemadhi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *