Vendosni fjalën kyçe....

Kryemadhi për videon e Ramës: Vazhdoi veprimin përdhunues!


 

Ditën e sotme, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi, ishte në një takim me qytetarët e Korçës, të cilët sot protestuan kundër qeverisjes së Edi Ramës.

Gjatë fjalës së saj, Kryemadhi përmendi edhe rastin e 13-vjeçares në Kavajë dhe publikimin e videos me prindërit e saj nga vetë kryeministri.

Kryetarja e LSI-së e quajti këtë veprim vazhdim të verimit të përdhunimit.

“Të gjithë kemi dëgjuar për vajzën në Kavajë, është e tmerrshme për vajzën por edhe për djemtë, sepse edhe ata fëmijë janë.

Nuk është problemi te veprimi por te sistemi që e lejon dhe e edukon një vepër të tillë. Është problem te mentaliteti që është instaluar në mentalitetin e fëmijëve dhe të të rinjve shqiptarë.

Sepse normal që të përdhunosh nuk është vepër penale për Rilindjen se përdhunuesit dhe të dënuarit për përdhunim e prostitucion, sot i kemi kryetarë bashkish, deputetë që përfaqësojnë Rilindjen e Edi Ramës. Kjo u duket normale dhe vazhdon veprim përdhunues akoma më shumë ku identifikohet fytyra dhe personi.”, tha Kryemadhi.

Edhe pse deri më tani bënin thirrje për “ruajtje të privatësisë”, mbrëmjen e kaluar në Facebook-un e vetë kryeministrit Edi Rama dhe nën logon “ERTV”, u transmetua një mini-intervistë e ministres për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, me prindërit e 13-vjeçares në Kavajë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *