Templates by BIGtheme NET

Polici e mësuesi në paraburgim, “arrest shtëpie” për mjekun që kreu abortin e vajzës nga Drenasi

Mjeku që kreu abortin e 18-vjeçares nga Drenasi, e cila dyshohet se është dhunuar seksualisht nga profesori i saj dhe një polic që prej dy vitesh më parë, është lënë në arrest shtëpie.

Mediat në Kosovë bëjnë me dije se gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak për një muaj, doktorit Fehmi Ahmeti, nën dyshimin se ka bërë ndërprerjen e palejuar e shtatzënisë- abort.

“Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti i Përgjithshëm – Divizioni për Çështje Penale ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë për caktimin e masës së arrestit shtëpiak kundër të pandehurit F.A për shkak të veprës penale Ndërprerja e pa lejuar e shtatzënisë nga neni 184 par2 të Kodit Penal Republikës së Kosovës.

Gjykata ka marr aktvendim dhe të pandehurit F.A iu është caktuar masa e arrestit shtëpiak prej datës 07.02.2019 deri me datë 06.03.2019.

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri F.A me dt. 15.01.2019 në kundërshtim me Ligjin 03/L-10 për ndërprerjen e shtatzënisë, në ordinancën e tij private specialisktike-gjinekologjike ka bërë ndërprerjen e shtatzënisë ndaj të dëmtuarës A.G.”, thuhet në njoftimin për mediat.

Pala ka të drejtë ankese kundër këtij vendimi në Gjykatën e Apelit të Kosovës.

Dy ditë më parë u dha masa e sigurisë edhe për policin Vesel Veseli. Atij iu caktua masa e paraburgimit për 30 ditësh. Ndërsa mësuesit sot iu caktua nga gjykata masë e njëjtë- paraburgim prej një muaji.

Lajmi për abuzimin seksual të vajzës nga Drenasi u bë public nga mediat më 5 shkurt. E reja thotë se është abuzuar seksualisht nga profesori Shkëlzen Xhekaj dhe nga hetuesi policor Vesel Veseli, ku kishte bërë denoncimin.

Ky i fundit e kishte lënë shtatzënë të miturën e pastaj e kishte detyruar që të abortojë në një klinikë private.

 

MUND TË KOMENTOSH

avatar
  Subscribe  
Më njofto