Vendosni fjalën kyçe....

Publikon foto nga spitali, çfarë i ka ndodhur Zak Efronit


Aktori i famshëm Zak Efron ka publikuar në rrjetet e tij sociale një foto nga spitali. Efron mesa duket i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në gju, pas dëmtimit të një ligament.

“Dëmtova ligamentin e gjurit duke bërë ski me shpejtësi, por gjithçka shkoi mirë, Iu nënshtrova një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe u ktheva më i fortë se kurrë.

Faleminderit Dr.Kvitne dhe skuadrës së tij në Qendrën e Kirurgjisë Kerlan – Jobe. Do ju mbaj të informuar ndërkohë që jam në process shërimi. Faleminderit për gjithë dashurinë dhe pozitivitetin!”, shkruan Efron krahas fotos.

Fansat e Zak menjëherë shprehën mbështetjen e tyre për aktorin, duke i uruar një shërim sa më të shpejtë.

Aktori tanimë ka dalë nga spitali dhe po mundohet të ambientohet me karrigen e tij me rrota. Ai ka publikuar edhe një foto në “Instastory”, duke parë një film në shtëpi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *