Putin me dorë të hekurt, shkarkon 11 zyrtarë të lartë


Presidenti rus Vladimir Putin, ka shkaqrkuar nga detyra njëmbëdhjetë zyrtarë të lartë ushtarakë që mbanin poste qeveritare.

Në dekretin e bërë publik më 8 shkurt, thuhet se Putin ka zëvendësuar nëntë gjeneralë dhe dy kolonelë, të cilët mbanin poste të nivelit të lartë në Komitetin Hetimor dhe në Ministrinë e Brendshme dhe atë të Emergjencës, shkruan RFERL.

Mes zyrtarëve të shkarkuar bëjnë pjesë gjenerali Sergei Solopov, shef i drejtorisë për parandalimin e korrupsionit në forcën policore të Moskës si dhe gjenerali Irina Zeibert, ndihmës i lartë i shefit të Komisionit hetimor. Arsyet për shkarkimet e njëmbëdhjetë zyrtarëve  të lartë nuk jepen në dekret.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *