Ministri gjerman i Financave, Olaf Scholz dha mbështetje për një kampion kombëtar në industrinë bankare, ndërkohë që janë shtuar spekulimet se qeveria po kërkon të shkrijë Deutsche Bank me Comerzbank.
“Është e rëndësishme që të kemi një sektor të fortë bankar. Kemi shumë banka ndërkombëtare që veprojnë në gjermani”, tha ministri.
Scholz dhe Joerg Kukies, ish bankier i Goldman Sachs që shërben si zëvendësuesi i tij, kanë bërë thirrje për shkrirjen e të dy huadhënesve për të mbështetur sipërmarrjet e vogla e të mesme, që janë shtylla e ekonomisë.
Bisedimet mes Deursche Bank dhe Qeverisë janë shtuar në vitin e kaluar. Qeveria po kërkon një marrëveshje përpara zgjedhjeve europiane në fund të muajit Maj, për shkak se mund të përfshijë krijimin e një “banke të keqe” që të reduktojë aktivet e padëshiruara të të dy kompanive, gjë që mund të tërheq vëmendjen e autoriteteve të konkurrencës së BE.
Të dy huadhënësit u rritën në vlerë tregu në sesionin e fundit të javës. Megjithatë, kompanitë kanë humbur më shumë se gjysmën e vlerës në treg vitin e kaluar, prej shqetësimeve mbi të ardhmen e tyre.
Kreu ekzekutiv i Deutsche Bank argumenton se aftësia për të shmangur shkrirjen e kërkuar nga Qeveria do të varet nga performanca e bankës në tremujorin e parë.
Ndërkohë që shkrirja shihet nga disa analistë si një zgjidhje jo perfekte, Qeveria argumenton se është e pamundur që ekzekutivi i Deutsche Bank të rrisë performancën e huadhënësit, ndërkohë që ngadalësimi ekonomik do të përkeqësojë situatën. Shteti zotëron ende një pjesë të madhe të aksioneve të Commerzbank.