Vendosni fjalën kyçe....

Shqipëria në protestë: Të shpëtojmë vendin nga ky psikopat!


Disa protesta paralele po zhvillohen sot në qytetin e Shkodrës, Gjirokastrës  e Korçës si dhe Peshkopisë.

Të thirrur nga opozita, qytetarët e qarkut të Shkodrës, protestojnë nëpër rrugët e qytetit për të adresuar thirrjet dhe parullat e tyre para prefekturës.

Sipas tyre, rritja e çmimeve, mungesa e punës e kanë bërë shumë më të vështirë jetesën në Shkodër, Malsi e Madhe dhe Pukë.

Protestuesit shprehen se në 6 vjet qeverisje, Rama bllokoi çdo investim për veriun e sidomos për kryeqëndren historike, Shkodrën.

“Dy rrugë ka për të rinjtë, ose të bëhën pjesë e bandave kriminale, ose të ikin në Gjermani”, tha një nga banorët.

“ Ndjehemi te braktisur nga Qeveria.  Nuk mbajti asnjë premtim. Në Shqipëri sot ska punë, ska mundësi për të ecur përpara po nuk njohe dikë, korrupsioni është bërë standard, shteti nuk kujdeset më për qytetarët e vet. Çdo ditë e më shumë po varfërohemi.”, ankohen banorët.

Ndërkohë nga Gjirokastra, një nga protestuesit, një pensionist bëri thirrje: “Të shpëtojmë Shqipërinë, nga ky psikopat psiqik”.

Të thirrur nga opozita, qytetarët gjirokastritë, u derdhën në rrugët e qytetit, duke bllokuar kryqëzimin pranë ish-NSHN-së.

“Na premtoi shëndetësi falas, por falas po na jep vetëm mjerimin”, – ishin thirrjet e qytetarëve.

Mungesa e ilaçeve në spitale, largimi i mjekëve dhe mbyllja e qëndrave kryesore shëndetësore në këtë rajon të jugut të Shqipërisë, ishin disa nga shqetësimet që ngritën protestuesit, shoqëruar me thirrje kundër qeverisë dhe me parulla në duar:  “Qeveria na premtoi “shëndetësi falas”, por “falas” po na jep vetëm mjerimin”.

Qytetarët e Korçës dhe zonave përreth, protestojnë në qëndër të qytetit dhe në sheshin përpara bashkisë.

Megjithëse është një nga zonat më prodhuese në vend, fermerët korçarë shprehen se janë të falimentuar, për shkak se gjendja ekonomike e popullsisë është gjithnjë e më në rrënim dhe nuk ka konsum.

Për pasojë, ata thonë se janë të detyruar t’i hedhin prodhimet bujqësore, ndërsa qeveria i ka lënë jashtë çdo skeme subvensionoi.

“Prodhimet po i hedhim. Nuk ka treg. Nuk kanë njerëzit lekë me ble. Ndjehemi te braktisur nga Qeveria. Nuk mbajti asnjë premtim. Qeveria nuk na jep asnjë subvencion.”, tha një nga banorët.

Dibër, protesta u zhvillua në rrugët kryesore të qytetit të Peshkopisë, për të kulmuar me thirrjet në sheshin qëndror.

Në fjalën e tyre, shumë prej protestuesve, adresuan problematikat duke vënë theksin tek rritja e madhe e çmimeve, ndërkohë që mundësia për të siguruar një punë mbetet minimale.

Qytetarët thanë, se bashkia ashtu si edhe qeveria është kthyer në një vatër korrupsioni duke zhytur edhe më shumë në mjerim familjet pa asnjë ndihmë ekonomike të Dibrës, duke detyruar të gjithë të aftët për punë të marrin rrugën e emigrimit./Hashtag.al

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *