Vendosni fjalën kyçe....

Shqiptari kapet me 300 mijë paund kanabis në shtëpi


Arrestimi i një shqiptari për drogë në Britaninë e Madhe ka bërë bujë në mediat vendase.

Sipas tyre, shqiptari Bashkim Hajdari, 46-vjeç u arrestua me 4 shkurt në një fabrikë kanabisi.

Ndaj tij rëndon akuza e prodhimit të lëndëve narkotike të llojit marijuanë. Të mërkurën, 46-vjeçari doli para gjykatës dhe avokati mbrojtës deklaroi se klienti i tij e ka pranuar se ishte i përfshirë në prodhimin e lëndëve narkotike të klasit B.

Sipas dëshmive, shqiptari ishte dërguar aty nga një shtetas belg, ndërsa enigmë mbetet mënyra se si ka prekur në tokën angleze pasi nuk i është gjetur asnjë dokument.

Pas hetimeve rezulton se 46-vjeçari shërbente paralelisht në dy shtëpi të mbjella me kanabis të shtrira përgjatë një rruge në zonën e Cheltenham.  Policia arriti të asgjësonte  360 bimë kanabisi, të cilat sipas përllogaritjeve paraprake thuhet se kapnin në tregun e zi vlerën financiare 300 mijë paund.

Seanca gjyqësore e radhës për shqiptarin është parashikuar me 13 shkurt dhe prej aty togat e zeza do të marrin vendimin përfundimtar. Mediat angleze e etiketojnë  shqiptarin “skllav” të Britanisë së Madhe.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *